Futboll Ligue 1

Shpërthen ylli i PSG: E merituam eliminimin, 400 milion euro u shpenzuan kot

PSG nuk arriti dot as çerekfinalet e Champions League dhe kritikat ndaj projektit të Nasser Al-Khelaifit janë shtuar shumë në orët e fundit.

Madje, edhe brenda skuadrës ka zëra kritikë ndaj presidentit të klubit që u mposht dy herë nga Real Madrid.

Julian Draxler, i cili hyri në fushën e lojës kur ndeshja ishte barazim 1-1, u shpreh se shpenzimet marramendëse nuk sollën asgjë.

  • Reali luajti i qetë. E qarkulluam mirë topin, por nuk mund të fitosh vetëm me qarkullim. Duhet t’i bësh presion Realit kur je duke humbur. Nuk mund të vazhdosh me pasime të shpeshta dhe të presësh që goli të bëhet vetë. E merituam eliminimin. Këtë verë shpenzuam 400 milionë euro dhe në fund nuk shkuam as në çerekfinale”, tha Draxler për një televizion gjerman.

Related posts

Milan po i mendon të dy skenarët, por Europa League e bën super

Sadik.Autor

Uest Bromuiç “bie” nga Premier League, por fiton më shumë se…Juventus

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Penalltia tërbon Gegën: Nuk ka më futboll, zëre se…

Delo.autor

Leave a Comment