Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Çekiçi kthehet në Superligën turke. Pritet të formojë dyshen e sulmit me Çikalleshin

Endri Çekiçi kthehet në Superligën turke. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, do të jetë pjesë e skuadrës së Koniaspor, me të cilën ka firmosur sot, duke u rreshtuar atje në repartin e avancuar përkrah Sokol Çikalleshit.

Çekiçi kishte filluar negociatat prej disa ditësh me Koniaspor dhe marrëveshja u mbyll shumë shpejt edhe nga fakti se klubi i Superligës kërkonte me çdo kusht lojtarin. Ndaj dy ditë më parë ai u largua nga stërvitja e skuadrës së Ankaragyçy ku kishte luajtur në sezonin e kaluar, për t’u nisur drejt Konia, për të firmosur marrëveshjen me klubin e tij të ri.

Sot ai u prezantua para mediave si blerja më e re, ndërsa ka firmosur kontratën 2+1 që e lidh me këtë ekip i cili kërkon që të kthehet përsëri protagonist për luftën për një vend në Europë. Në vitin e tij të parë në Superligën turke me Ankaragyçy, Çekiçi shënoi 2 gola e dha 2 asiste në 31 ndeshje të luajtura.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Bayern Munich-Chelsea. Rezultati 4-1

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Frikë nga koronavirusi, tifoz me maskë edhe në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ Ja kush do të jetë “HIJA” e Messit në “Camp Nou”

Delo.autor

Leave a Comment