Futboll

Tare humb një tjetër yll, tre skuadra ‘big’ në luftë për …

Ylli brazilian i Lazio-s Felipe Anderson në verë largohet nga Lazio, raportojnë mediat italiane.

Sipas “Il Messaggero”, në garë për të marrë shërbimet e fantazistit janë tre skuadra “big” në Serinë A: Inter, Milan dhe Napoli. Të tre skuadrat kanë nisur kontaktet me menaxherin e mesfushorit me tipare sulmuese.

Felipe Anderson, deri më tani nuk ka pasur një sezon të mirë te Lazio, të paktën si ai i shkuari. Aktivizimi i spanjollit Luis Alberto dhe dëmtimet kanë lënë disi në hije brazilianin. Pak kohë më parë, Drejtori sportiv i Lazio-s Igli Tare ka njoftuar se mbrojtësi De Vrij, do të largohet në fund të sezonit pasi është krijuar dakortësi për vazhdimësinë e kontratës.

Related posts

LIVE/ Idrizaj “fal” Tiranën, ç’humb lojtari i Kamzës përballë Ilion Likës (VIDEO)

Isa.Autor

NGA JUVENTUS TEK CHELSEA/ Sa shumë thumbime. Conte dhe pushimet, film i parë…

Delo.autor

YAMAL BËHET “MOLLË SHERRI” NË BARCELONË/ Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

F.autor

Leave a Comment