Futboll Sport

HAPET “THESI”/ Ja premio e drejtuesve të Laçit për futbollistët pas kualifikimit në Conference League…

Laçi konsiderohet klub i vogël, por skuadra e presidentit Pash Laksa e ka treguar veten në vitet e fundit, jo vetëm në futbollin vendës, por edhe në kupat e Europës.

Nëse një vit më parë kurbinasit iu gëzuan kalimit në turin e dytë të Ligës së Europës, pas eliminimit të azerëve të Keshlas, këtë edicion Laçi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ka hapur një faqe të ndritur në historinë e klubit duke kaluar dy ture në Europë.

Kualifikimi ndaj rumunëve të Universitateta Krajovës është një arritje historike për Laçin dhe padyshim ky sukses i skuadrës është shpërblyer nga presidenca e klubit.

“Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit e Laçit kishin vendosur të motivonin ekipin me një premio rreth 70 mijë euro për kualifikimin ndaj Universitatea Krajovës.

Të besuarit e trajnerit Duro, jo vetëm që shkruan historinë e bardhezinjve në Europë, por “ngrohën” edhe xhepat me përfitimin e shumës së akorduar nga presidenti Laska.

Padyshim premioja 70 mijë euroshe ka qenë më se e merituar për futbollistët, të cilët në dy përballjet me milionerët rumunë treguan shpirtin në fushë dhe morën një kualifikim historik.

Related posts

Cristiano Ronaldo dhe Georgina argëtohen në borë

Q.Autor

Ish mesfushori i Barcelonës transferohet në Madrid ??

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Juventus-Udinese. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment