Futboll

E pabesueshme: Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë dhe merr karton të kuq

Ish-sulmuesi i Arsenal Sanchez Watt ka marrë kartonin e kuq më të çuditshëm të sezonit asi arbitri keqkuptoi kur ai po thoshte emrin e tij.

Watt, i cili aktualisht luan me Hemel Hempstead, është pyetur të thoshte emrin e tij dhe ai i është përgjigjur arbitrit duke thënë “Watt”, diçka që arbitri e ka keqkuptuar për “What” (Çfarë).

Arbitri i kërkoi emrin në mënyrë që t’i jepte karton të verdhë pasi goditi topin jashtë fushës. Por pasi lojtari i tha emrin e tij disa herë, arbitri ka kujtuar se po tallej dhe ka nxjerrë kartonin e kuq.

Kapiteni i Hemel Hempstead Jordan Pakers shkoi t’i shpjegonte arbitrit se emri i lojtarit ishte Watt, dhe këtë gjë ia kishte thënë tashmë.

Arbitri i turpëruar ktheu vendimin e tij duke i dhënë vetëm kartonin e verdhë lojtarit që në fund qëndroi në fushë.

Related posts

Hafizi kritika “live” Balajt: Po e gjuajte edhe një herë ashtu penalltinë ke për të…

Isa.Autor

COVID-19 I SJELL FAT/ Lojtari i Kombëtares projektohet titullar kundër Fiorentinës

Delo.autor

Candreva ‘shokon’ Interin: Dua të luaj në Premier League!

Q.Autor

Leave a Comment