Futboll Sport

LOJËRAT OLIMPIKE/ Spanja ndërpret ëndrrën e Kessie, Brazili dhe Japonia avancojnë në gjysmëfinale

Çerekfinalet e futbollit në Lojërat Olimpike prodhuan rezultate tenistike ku në 4 ndeshje u shënuan plot 18 gola.

E para së u kualifikua ishte Spanja ku mes vështirësive dhe shtesave mposhti 5-2 Bregun e Fildishtë. Koha e rregullt përfundoi barazim 2-2.  E para që kaloi në avantazh ishte Bregu i Fildishtë me anë të Beilit. Dani Olmo vendosi baraspeshën disa minuta para fundit të pjesës së parë. Pjesa e dytë nuk prodhoi thuajse asgjë, por gjithçka u ndez në fund. Serish afrikanët kaluan në avantazh në minutën e 91’ me Gradel, por 2 minuta më vonë Mir shpëtoi iberikët duke dërgua ndeshjen në shtesë. Në minutën e 98’ Spanja fitoi penallti, dhe Ojarzabal u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Në minutën e 117’ ishte sërish Mir i cili realizoi golin e katërt për Spanjën, dhe 4 minuta më vonë 24-vjeçari shënoi dhe të pestin duke arritur kuotën e 3 golave në këtë sfidë.

Vendi organizator Japonia u kualifikua për në gjysmëfinale vetëm pas goditjes së penalltive kundër Australisë, ku japonezët fituan me rezultat 4-2. Brazilit i mjaftoi goli i Kunjas për të arritur në gjysmëfinale duke eliminuar Egjiptin. Ndërsa sfida e fundit, Kore e Jugut-Meksikë përfundoi me rezultat tenistik 3-6 në favor të amerikanoqëndrorëve.

Në gjysmëfinale, Japoni do të presë Spanjën ndërsa Meksika do të ndeshet me Brazilin.

Related posts

Hajdutët i vjedhin shtëpinë arbitrit që “skuqi” Higuain

Isa.Autor

LIVERPOOL-ATLETICO MADRID/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Daja: Nuk duhet të jemi egoist, fati ka qenë me…

Delo.autor

Leave a Comment