Futboll Seria A Sport

TELENOVELA VAZHDON/ Xhaka “tërbon” Romën, “verdhekuqtë” gati ta braktisin për objektivin e ri

E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në një telenovele të vërtetë. Kur të gjithë prisnin që të firmoste me Romën, ditën e sotme u hap lajmi se mesfushori shqiptar po shqyrton mundësinë e rinovimit të kontratës me Arsenalin.

Ky lajm ka befasuar drejtorin e Romës Tiago Pinto i cili u morr personalisht me këtë operacion dhe vetë Zhoze Murinjon i cili e kërkoi me ngul te verdhekuqtë. Vetë Xhaka i kërkoi Arsenalit të transferohet në kryeqytetin italian, por duke parë dhe paraqitje që shqiptari dhuroi në Europian, topçinjtë kanë menduar t’i rinovojnë kontratën.

Sipas mediave italiane, Roma do ta presë deri në gusht Xhakën, më pas do të hapet dera për një transferim të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin danez të Borusias së Dortmundit, Tomas Delanej. 30-vjeçari bëri paraqitje pozitive në Europian dhe shihet si një alternativë e mirë për mesfushën e Romës. Megjithatë, priten të tjera të reja në lidhje me këtë transferim i cili po zgjat gati gjithë verën.

Related posts

E BUJSHME/ Shkodra në “qiellin e shtatë”, Ardjan TAKAJ në krye të VLLAZNISË

Isa.Autor

Ronaldo kthehet në Premierligë, jo te Unitedi

Q.Autor

E RËNDË/ Përleshje mes tifozëve, policia përdor armët për ti shpërndarë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment