Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRFITIMET FINANCIARE NGA EUROPA/ Shuma e majme që ka siguruar Laçi pas kualifikimit në raundin e tretë

Shpërblimi i dhënë nga klubi për kualifikimin ndaj Universitatetas, 70 mijë euro, nuk e “vret” shumë xhepin e drejtuesve, për vetë përfitimin financiar që Laçi siguron nga ecuria në Konferencë Ligë.

Sipas përllogaritjeve të shpërblimeve të akorduara nga UEFA për kalimin e tureve në kompeticionin më të ri europian, i bie që Laçi të ketë siguruar rreth 850 mijë euro, pavarësisht se cili do të jetë fati i dy përballjeve me belgët e Anderlehtit.

Laçi konsiderohet si një klub që nuk bën shpenzime të çmendura për lojtarë, por drejtuesit kanë treguar se kanë nuhatje për futbollin duke afruar lojtarë jo të bujshëm, por punëtorë dhe me perspektivë. Laçi mbetet një nga skuadrat shqiptare që ka përfituar së fundmi më shumë nga shitja e lojtarëve në tregun e huaj.

Related posts

PJANIC DREJT BARCELONËS/ Trajneri Sarri “driblon” gazetarët me përgjigje diplomatike!

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Trajneri Reja publikon listën për 3 ndeshjet e shtatorit, Bajrami mbetet “peng”

Delo.autor

ZYRTARE/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë

F.autor

Leave a Comment