Sport

TOKIO 2020/ Rezultat fantastik për Shqipërinë, Luiza Gega kualifikohet në finale

Lajme pozitive nga Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio. Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa.

32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs. Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës!

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Talenti i Shqipërisë shënon një SUPER GOL ndaj Romës nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

I MAHNITUR NGA TALENTI 19-VJEÇAR/ Alexander-Arnold: Mund të bëhet një lojtar i madh

Delo.autor

SFIDA NDAJ SASUOLOS/ Pa dy titullarët e padiskutueshëm, ja formacioni i mundshëm i Inter…

Delo.autor

Leave a Comment