Futboll La Liga Sport

“DUKE PRITUR AGUERO-N DHE MESSI-N…”/ Koeman thur elozhe: Depay i jep diçka ndryshe skuadrës

“Duke pritur Aguero-n dhe Messi-n…”.

Mund të jetë ky titulli i Barcelona-s së drejtuar nga Ronald Koeman në këtë fazë përgatitore.

Sinjale pozitive për katalanasit që, në pritje të argjentinasve të lartpërmendur, trajneri holandez mund të shijojë yllin e ri Memphis Depay dhe një Antoine Griezmann të rilindur.

Këta të dy kanë qenë protagonistët e fitores së marrë në miqësoren kundër Stuttgart.

“Njerëzit e njohin mirë Memphis, sepse ka luajtur me United dhe me Lyon, duke treguar se është një golashënues. Ka realizuar në rastin e parë që ka patur pas një aksioni të bukur individual, i jep diçka ndryshe skuadrës”, ka thënë Koeman.

“Lidhja që ka me Griezmann në fushë është shumë e mirë. Do të ketë rivalitet në sulm, me Aguero dhe Messi. Shpresojmë që të kthehet me ne…”.

Related posts

Barcelona ofron para dhe një lojtar për mesfushorin e Chelsea

Isa.Autor

Prishtina pas vazhdimeve në finale të Digital Kupës se Kosovës

Sadik.Autor

PËRDORET NË 25 VENDE SOT NË BOTË/ Nuk shikojnë monitorin e VAR, FIFA paralajmëron arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment