Futboll Sport

SHËNOI NË DEBUTIM/ Ja statistikat e Xhakomo Vrionit sipas portalit të specializuar “Sofa Score”… (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni bëri sot debutimin e tij me fanellën e Tirolit në kampionatin austriak të futbolli.

22-vjeçari u aktivizua 75 minuta këtë ndeshje duke shënuar dhe një gol. Vrioni u tregua i saktë nga pika e penalltisë duke dërguar skuadrën e tij në avantazh në sfidën e luajtur ndaj Austrisë së Vienës. Sipas portalit të specializuar të statistikave ‘’SOFA SCORE’’, Vrioni ka bërë paraqitje pozitive duke marrë notën e lartë 6.9.

Gjithashtu, sulmuesi shqiptar ka prekur 24 herë topin, dhe ka fituar 3 duele, dy në tokë dhe 1 në ajër. Paraqitje e mirë kjo për Vrionin duke llogaritur që kjo është vetëm ndeshja e parë zyrtare me Tirolin, ndërkohë më herë 22-vjeçari ka shënuar 4 herë në dy miqësore të austriakëve.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Villarreal-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

EURO 2024/ Sfidat me Moldavinë e Ishujt Faroe! Sylvinho: Janë 4 skuadra në lojë për tu kualifikuar

F.autor

NGA ITALIA NË GJERMANI/ Ja vendet dhe datat e fazave përgatitore të klubeve të Serie A

Delo.autor

Leave a Comment