Futboll Seria A

Barzagli zbulon “sekretin” e kualifikimit: Ja çfarë i thamë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes

Juventus arriti të kualifikohej në çerekfinale të Champions League falë fitores 2-1 në Angli kundër Tottenham. Pas golit të shënuar nga Son, bardhezinjtë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me Higuain dhe Dybala. Pas ndeshjes, mbrojtësi i Juventus, Andrea Barzagli foli për mikrofonin e Premium Sport, duke treguar se çfarë biseduan në dhomat e zhveshjes pas përfundimit në disavantazh të pjesës së parë.

“Është një prej faqeve më të bukura të historisë sonë. Kemi treguar se jemi të aftë për gjithçka. Pas një fillimi të keq, përmirësuam gjithçka duke luajtur mirë, edhe pse në fund vuajtëm shumë. Por, jemi mësuar të vuajmë. Në dhomat e zhveshjes karikuam njëri-tjetrin duke u zotuar se do të besonim deri në fund te kualifikimi. Në fund, ai dolëm. Të tillë jemi ne, jemi Juventus dhe jemi kokëfortë”, tha Barzagli.

Related posts

BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Higuain: Cikli im tek Argjentina ka përfunduar, dua të…

Delo.autor

VËSHTIRË TË HUMBASË NJË NDESHJE/ Griezmann është një “MAKINERI”, ja statistikat e frikshme (FOTO)

Delo.autor

Shkaktoi autogolin në minutën e 95-të, futbollisti i Marokut: Jam një idiot…

Sadik.Autor

Leave a Comment