Futboll Premier League Sport

“ËSHTË MIRË TË KTHEHESH NË SHTËPI”/ Mesfushori Xhaka injoron Romën me postimin e fundit (FOTO)

E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në telenovelë të vërtetë pasi transferimi i tij tek Roma dukej më se i sigurt.

Por situata ka ndryshuar, dhe Xhaka me Arsenalin tani më duken të pandashëm. ‘’Topçinjtë’’ i kanë ofruar një kontratë të re dhe për pesë vite, dhe goli i shënuar kundër Çelsit në miqësoren e djeshme si duket e ka kthyer pllakën në favor të klubit londinez.

Vetë Xhaka me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’ ka shuar të gjithë zërat e merkatos duke shkruar: ‘’Ndihem shumë mirë kur kthehesh në shtëpi’’. Një injorim total ndaj Romës ky e cila ka pothuajse dy muaj që pret një transferim të tij, por Murinjo duhet të kërkojë një alternativë tjetër në vend të Xhakës.

Related posts

I “DHUROI” FLAMENGOS TROFEUN ME DOPIETË/ Po bën xhiron në rrjet, shikoni reagimin e Gabigol ndaj politikanit (VIDEO)

Delo.autor

REVOLUCIONI “LOS BLANCOS”/ Hazard, gjithnjë e më pranë REALIT

F.autor

Marco Asensio është i gatshëm të largohet nga Real Madridi

Sadik.Autor

Leave a Comment