Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Elbasani blindon krahët e mbrojtjes, një brazilian firmos me skuadrën “verdheblu”

Elbasani blindon Arlind Ballgjinin. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën, duke u konfirmuar për të tretin vit radhazi te verdheblutë. 21- vjeçari ishte një nga pikat e rëndësishme gjatë kampionatit të fundit, ndaj edhe klubi ka nxituar që t’i ofrojë një kontratë të re. Ndonëse ekipi në fund nuk arriti dot që të realizonte objektivat, nuk mund të humbnin një element të tillë në prapavijë.

Me këtë lëvizje trajneri Anxhelo Suta zgjidh problemin e krahut të majtë. Për momentin është i vetmi lojtar nga edicioni i kaluar që konfirmohet në krye të klubit, e megjithatë nuk do të jetë i vetmi. Ka qenë vetë tekniku ai i cili ka bërë zyrtarizmin e mbrojtësit nga kryeqyteti, menjëherë sapo ai ka hedhur firmën në kontratë që do ta mbajë të lidhur me Elbasanin edhe për një sezon.

Klubi ka siguruar afrimet e sulmuesit Erjon Mustafaj dhe portierit Argjend Hasfatija, pasi këtë sezon kanë synim ngjitjen patjetër në Kategorinë e Parë. Ndryshe nga sa ka ndodhur këtyre viteve, Elbasani nuk po pret nisjen e stërvitjes dhe ditët e fundit të merkatos për të bërë afrimet. Drejtuesit ende nuk kanë një datë zyrtare për startimin e fazës, por flitet që brenda muajit gusht do të zbres.

BRAZILIANI- Ditën e sotme Elbasani ka zyrtarizuar edhe brazilianin Markos Pauolo Ferreira Da Silva. 23-vjeçari i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, ka firmosur ditën e sotme nën praninë e trajnerit Suta, teksa u bashkua menjëherë me verdheblutë. Futbollisti brazilian në të kaluarën ka qenë pjesë e Internacional PB.

Related posts

Kolumbia u mposht në fushë, por fitoi në tribuna (FOTO)

Sadik.Autor

DISIPLINA/ FSHF me 2 standarde, për Tiranën nuk ka dënime kolektive. Ndëshkohet edhe…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Çfarë ndodh nëse mbyllet përundimisht ky kampionat në Serie A?

Delo.autor

Leave a Comment