Futboll Kategoria Superiore Sport

“NEYMARI I RI”/ Kush është blerja e re e Juventus që ka thyer rekorde dhe tifozët po “çmenden” pas tij…

Blerja më e re  e Juventusit, Kaio Zhorzhe i ka çmendur të gjithë aq sa tifozët juventinë kanë filluar ta shohin si ‘’Nejmarin’’ e ri.

I lindur në 24 janar të vitit 2002, Zhorzhe u rrit në lagjet e varfra të Brazilit duke e nisur karrierën futbollistike në futsall. Babai i tij, Zhorzhe Ramos gjithashtu një futbollist, hidhte në youtube videot e të birit, çka tërhoqi dhe vëmendjen e skautëve të Santosit. Në atë kohë, Zhorzhe ishte 12 vjeç dhe audicioni i tij zgjati vetëm pesë minuta pasi drejtuesit e klubit brazilian u habitën nga aftësitë e sulmuesit.

Pjesa tjetër është rekorde. Zhorzhe shënoi 125 gola në ndeshjet e zhvilluara me ekipet zinxhirë të Santosit, dhe u bë lojtari i gjashtë në histori të Brazilit duke debutuar në fushë në moshën 16 vjeç. Gjithashtu në moshën 15-vjeçare, Zhorzhe realizoi golin e parë në ‘’Copa Sao Paolo’’ që është dhe kompeticioni më i madh i të rinjve në Brazil.

Me atë gol, 19-vjeçari barazoi rekordin e Nejmarit. Vitin e kaluar, braziliani theu një tjetër rekord duke u bërë i pesti lojtar që shënon në sekondat e para të takimit, duke ndëshkuar Gremion vetëm pas 11.4 sekondash lojë. Juvja ka bërë një goditje të madhe që klubet e tjera do ta kenë zili, duke i hequr nga duart Milanit objektivin e verës.

Related posts

LIVE/ Po luhet super sfida Juventus-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

PROBLEME PËR MBROJTËSIN E MILAN-IT/ Arratiset qeni i Hernandez dhe i shkakton telashe në rrugë

Delo.autor

NGA LEWANDOWSKI TEK RONALDO/ Shumë yje për një trofe, ndizet beteja për “Këpucën e Artë”. Ja lista…

Delo.autor

Leave a Comment