Futboll Seria A Sport

“TË VAZHDOJMË TË FITOJMË”/ Bernardeschi bën ndryshimin e madh: Ja pse e bëra këtë zgjedhje

Federico Bernardeschi ka vendosur të ndryshojë numrin e fanellës tek Juventus.

Sulmuesi i krahut ka kaluar nga 33 te 20 dhe ka shpjeguar ne rrjetet sociale arsyet e zgjedhjes.

“Numri 20 ka qenë djersë, sakrificë, miqësi, pasion, revansh, gëzim me Italinë! Ka qenë ai i ‘netëve magjike’ të Wembley. 20 do të më kujtojë gjithmonë festën në sheshe, gëzimin dhe buzëqeshjet e fëmijëve, një përqafim i 60 milionë personave”, ka shkruar Bernardeschi në Instagram.

“Tani dua t’i marr me vete te bardhezinjtë këto emocione. Të vazhdojmë të fitojmë! Forca Italia, Forca Juventus”.

Vendimtar me kombëtaren në Euro 2020 me gjakftohtësinë e treguar nga pika e bardhë në gjysmëfinalet me Spanjën dhe finalen me Anglinë, sulmuesi shpreson t’i sjellë fitore dhe entuziazëm edhe Juventus-it.

Related posts

Takimi i dytë me letonezët, Luftëtari “largon” tifozët nga “Elbasan Arena”

Isa.Autor

DËMTIM FATAL/ Mauro Icardi mbyll sezonin me Galatasarayn

F.autor

“E DIJA SE DO TË ZIHESHIM”/ Mido dhe Roy Keane, një picë për të kuptuar se nuk e duronin njëri-tjetrin

Delo.autor

Leave a Comment