Futboll Seria A Sport

“AI ËSHTË NJË TRAJNER QË TË MOTIVON”/ Milito: Ja pse Mourinho do të ketë sukses tek Roma

Diego Milito ka besim se Jose Mourinho do të ketë sukses te Roma.

“Jose është një trajner i përshtatshëm për një ambient si Roma, e kemi parë nga entuziazmi me të cilin është pritur. Është një trajner që të motivon, ekzalton. Është special edhe për këtë. Nuk kam dyshime se do të bëjë mirë te Roma”, ka thënë ish-sulmuesi i Inter për Sportweek.

“Atij i pëlqejnë këto sfida. Roma e tij do të jetë e fortë, e vështirë për t’u mundur, për këdo. Është kthyer në Itali për të treguar se është akoma special dhe do t’ia dalë”.

Princi nuk ka dyshime: “Arsyeja që e bën një trajner special është sepse di të menaxhojë grupin dhe të marrë më të mirën nga lojtarët”.

Related posts

TURNEU I SKOCISË/ Atleti 20-vjeçar suedez fluturon 6.18 metra dhe vendos rekord botëror

Delo.autor

MYRTO UZUNI PROTAGONIST/ Gol vendimtar i sulmuesit shqiptar në Spanjë (VIDEO)

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli gabon në mbrojtje, Rijeka habit italianët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment