Futboll Sport

AKTIVIZIMI NDAJ JUVENTUSIT/ Rei Manaj ngre trofeun e parë me fanellën e Barcelonës (VIDEO)

Ronald Kuman i beson përsëri Rei Manajt, duke përforcuar mendimin se trajneri holandez e sheh sulmuesin shqiptar aktualisht një alternativë për momentin kur titullarët të kenë nevojë për frymëmarrje. Sulmuesi i Kombëtares, u hodh në fushë në minutën e 78-të në miqësoren ndaj Juventusit, ku katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0, duke zënë vendin e danezit Brethuejt.

Megjithëse nuk arriti të tundë rrjetën e bardhezinjve, Manaj shijoi në fund trofeun e parë me Barcelonën. Bëhet fjalë për trofeun “Joan Gamper” që katalanasit ngritën pas triumfit 3-0 ndaj Juventusit.

Për sa i përket të ardhmes së lushnjarit, në mediat spanjolle insistojnë se situata e Manajt do të jetë e paqartë deri në momentin kur të përfundojë faza përgatitore e skuadrës pasi me dëmtimin e Agueros, ka shanse më të mëdha për të mbetur pjesë e ekipit katalanas në këtë sezon.

Related posts

ATLETIKO “TALLET” ME JUVENTUSIN/ Ofron shifrën qesharake për yllin e skuadrës bardhezi

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Veseli titullar pas triumfit, Empoli rihap skenarët e mbijetesës

Delo.autor

Hidhet shorti për sezonin e ri, Superiorja starton me një supersfidë

Isa.Autor

Leave a Comment