Futboll Sport

ZYRTARE/ Zvicra zgjedh pasardhësin e Petkovic për stolin e kombëtares, ja emri…

Zvicra ka zgjedhur trajnerin që do të pësojë Petkovic te pankina e kombëtares dhe bëhet fjalë për një emër të njohur në panoramën helvete…

Murat Yakin është pasuesi i Vladimir Petkovic në krye të kombëtares dhe tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar.

Mediat helvete e kishin bërë të kryer që një ditë më parë dhe sot Federata Zvicerane e Futbollist ka dalë me njoftim dhe ka konfirmuar gjithçka.

Yakin e ka nisur karrierën si trajner te Concordia Basel si asisent, për të bërë më pas të njëjtën detyrë te Grasshoppers.

Ai ka drejtuar më pas edhe ekipin e dytë të klubit nga Zyrihu, sikurse edhe të parën para 4 vitesh.

Yakin, 46 vjeç, ka qenë pjesë e rëndësishme e Zvicrës si futbollist, duke luajtur 44 ndeshje. Për të mbetur te karrierë si trajner, në Zvicër ka drejtuar edhe Thun, Luzern, Basel, Sion dhe Schaffhausen së fundmi.

Related posts

Napoli-Chievo, “Axurrët” s’kanë humbur asnjë nga 6 ndeshjet e fundit ndaj miqve

Sadik.Autor

‘El Clasico’/ Në fushë futbollistë nga katër kontinente dhe 14 shtete

Q.Autor

TIFOZËT NUK E DUAN/ Real Madridi heq dorë nga Neymar, Ja ylli që synohet

Isa.Autor

Leave a Comment