Futboll Seria A Sport

HABIT GATTUSO/ Ndihem si PRESIDENT, MAGAZINIER dhe shumë më tepër tek MILANI

Së fundi, ka dritë në fund të tunelit. Katër golat e shënuar në fushën e Sassuolos e kanë përmirësuar situatën në kampin e kuqezinjve. Milan ishte duke kërkuar në mënyrë të dëshpëruar një fitore, që nuk dukej se po vinte. Ishte e qartë, edhe për Gennaro Gattuso, makthi kishte kapur vlera maksimale. I vënë nën presion nga rezultatet negative, trajneri duhej të përballej edhe me hijen e një emri si Antonio Conte, që kishte nisur të përflitej për stolin kuqezi.

Kalabrezi mund të marrë frymë më lirisht tashmë, duke pritur angazhimin e dytë në “Europa League”, që do ta shohë Milanin duke pritur Olympiacos. Qëllimi do të jenë tri pikët, duke përsëritur vetveten në debutimin me Dudelange, në mënyrë që të jetë më optimiste situata në grup.

I intervistuar nga faqja zyrtare e UEFA-s, Gattuso ka lëshuar një deklaratë të vërtetë dashurie për klubin e Milanit: “Duke pasur parasysh të gjitha vitet e kaluara këtu si lojtar, dhe tani si trajner, kjo është si një familje për mua. Jam milanez dhe i kam mbështetur gjithmonë këto ngjyra”.

Pavarësisht nga kjo, përgjegjësitë janë të shumta dhe duhet të respektohen: “Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr për të qenë këtu. E kam përfaqësuar Milanin si futbollist dhe tani si trajner, çka përbën një ndjenjë të pabesueshme. Natyrisht, nuk është e lehtë, sepse këtu ke shumë përgjegjësi”.

Po të ishte për të, Gattuso do të ishte i dobishëm edhe në ndonjë rol tjetër: “Kur punoj për këtë klub, ndihem si president, kujdestar, magazinier dhe shumë më tepër”.

Related posts

“KUR PËSOJMË KRYQËZIME VETËM UNË, ONANA…”/ Thirrja e kapitenit, Handanovic: Kundërshtarët të na frikësohen

Delo.autor

“NUK JAM GALAKTIK”/ Bale: Mediet spanjolle zmadhojnë çdo gjë, Hazard u trajtua sikur vrau dikë

Delo.autor

VDEKJA E GEORGE FLOYD/ Kampionati Amerikan kundër racizmit, lojtarët e MLS bëhen bashkë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment