Champions League Futboll Sport

ZIDANE “ZHVIRGJËROHET” NGA PEP GUARDIOLA/ Eliminimi i parë në Champions si trajner

Real Madridi u eliminua nga Champions-i. Përballë kishte Manchester City, që i fitoi të dyja ndeshjet e 1/8 finale. Sigurisht, kjo nuk ishte dalja e parë dhe e fundit e të bardhëve nga skena europiane. Nëse ka diçka, që të bie në sy, është largimi i Zinedine Zidane nga kjo skenë si trajner. Kjo, po, është krejtësisht e re për kompeticionin.

Fakti është se francezi u eliminua nga Champions-i për herë të parë në “Etihad”, që kur është bërë trajner. Një gjë e jashtëzakonshme, por e vërtetë. Sidomos nëse mendoni se “Zizou” e mori drejtimin e skuadrës së parë të Real Madridit katër vite e shtatë muaj më parë, pasi kishte qenë ndihmës i Carlo Ancelotti.

Në janar 2016, Florentino Perez vendosi të largonte Rafa Benitez dhe t’ia besonte stolin Zidane. Disa buzëqeshje ironike, vetullat e ngritura, madje edhe ajo fytyrë e famshme e Ancelotti, kur shihte ndihmësin e tij duke dhënë këshilla të zjarrta nga stoli, tregonin dikur, me pak fjalë, një mosbesim të përgjithshëm ndaj Zidane. Sidoqoftë, udhëheqja e “Los Blancos” guxoi dhe bëri një zgjedhje kundër rrymës. Të gjitha dyshimet janë larguar nga rezultatet. Sidomos në Europë.

Fitorja e Ligës së Kampionëve në përpjekjen e parë (2016), të dytën (2017) dhe të tretën (2018)… Po eliminimi i sezonit të kaluar, kundër Ajax? Zidane nuk ishte aty. Santiago Solari ndodhej në stol, i cili e mori “stafetën” nga Julen Lopetegui gjatë sezonit të kaluar, pa mundur ta ndryshojë trendin negative. Për pasojë, u pushua nga puna një javë më vonë, për t’i bërë vend “Zizou” në eksperiencën e dytë.

Në thelb, kur mori pjesë në Ligën e Kampionëve si trajner, Zidane e kishte ngritur gjithmonë trofeun. Pra, pa u eleminuar kurrë. Deri mbrëmë, në humbjen 1-2 në “Etihad”, kundër Manchester City. Gjithmonë ka një herë të parë… Zidane e provoi këtë kundër Guardiolës.

Related posts

NJË GOL QË DO TË MBETET HISTORIKE ME SPANJËN/ Albasete nderon Iniestën, ja surpriza e madhe

Delo.autor

Performanca FANTASTIKE e Modric/ KROATI ka vendosur statistika FENOMENALE kundër Argjentinës

Isa.Autor

TRAJNERI GREK NË GJYQ PËR PËRDHUNIMIN E SPORTISTES/ Rrëfimi i ish-kampiones: U përpoqa ta ndaloja

Delo.autor

Leave a Comment