Bundesliga Futboll Sport

KREU 6 ZËVENDËSIME/ Gafë amatoreske në debutim e Van Bomel, Wolfsburg rrezikon eliminimin nga…

Një gafë amatoreske në debutimin me Volfsburgun e trajnerit Van Bomel, mund t’i kushtojë shtrenjtë, “ujqërve”. Skuadra e drejtuar nga tekniku holandez, rrezikon eliminimin në tavolinë nga Kupa e Gjermanisë, teksa ia doli të fitonte në shtesë me rezultatin 3-1 në sfidën ndaj Presuen Munster.

Volfsburgu kreun 6 zëvendësime, por në Kupën e Gjermanisë lejohen vetëm pesë dhe asnjë kur sfida shkon me shtesa. “Ujqërit” e Van Bomel, kryen 3 zëvendësime në kohën e rregull dhe 3 të tjera në shtesa, ndërkohë që trajneri holandez ka fajësuar gjyqtarin e katërt. Sipas Van Bomelit, ai kishte dhënë konfirmimin se gjithçka është në rregull.

Skuadra e Presuen Munster do të vendosë sot nëse do të apelojë dhe të kërkojnë fitoren në tavolinë, një apelim ky që do t’i siguronte kualifikimin në turin tjetër të Kupës.

Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë e holandezit Van Bomel si trajner i Volfsburgut dhe me sa duket menjëherë e gjen veten në telashe. Ndërkohë që klubi ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen që ka ndodhur në këtë ndeshje.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ De Laurentiis: Manchester Ciy, “Djajtë e Kuq” dhe PSG e dinë të ardhmen e yllit tim

Delo.autor

Ditë e madhe për Gjetan KETËN, boksieri fiton një tifoz të rëndësishëm (FOTO)

Isa.Autor

Roma shënon gol ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment