Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Nga Migjen Basha tek Maliqi, javë vendimtare për objektivat e “demave” të Partizanit

Te Partizani nis një javë vendimtare. Nga dita e sotme, pritet të intensifikohen bisedimet me objektivat e merkatos, në mënyrë që lojtarët e rinj t’i bashkohen sa më shpejt grupit aktual.

Emrat e zbuluar deri më tani janë të mesfushorit të Kombëtares, Migjen Basha, dhe dy talentet e Apolonisë, Redon Mihana dhe Mario Gjata.

Gjithashtu, një tjetër emër i zbuluar është edhe ai i Edis Maliqit, i cili ka marrë OK nga Lokomotiva e Zagrebit për t’u larguar e për të gjetur një ekip të ri.

Partizani ka biseduar me të katër këta futbollistë dhe sapo të zgjidhen dhe detajet e fundit, priten edhe zyrtarizimet e tyre. Gazeta mëson se ai që është më afër “demave”, është sulmuesi i talentuar Mario Gjata, por edhe me objektivat e tjerë bisedimet kanë qenë pozitive.

Pakënaqësitë e tifozëve të kuq kanë qenë reale, pasi shumë lojtarë të rëndësishëm nga sezonet e shkuara janë larguar dhe zyrtarizimet e lojtarëve të rinj, po vonojnë. Megjithatë, këtë javë pritet që të fillojnë dhe zyrtarizimet e lojtarëve të rinj…

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Juventus ofron kartonin e Ramseyt për të afruar sulmuesin…

Delo.autor

Talenti Shqiptar bën “hapin” e madh në karrierë, firmos me klubin e njohur Italian

Q.Autor

Tare: Të shmangim tensionet te Lacio. Anderson s’ka kërkuar shitjen

Q.Autor

Leave a Comment