Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Barcelona zgjedh kapitenin e ri të ekipit dhe jep lajmin e bukur

Pas largimit të Lionel Messi, Barcelona ka “graduar” edhe kapitenin e ri të ekipit.

Pesë kandidatë ishin në garë për të marrë shiritin e argjentinasit, teksa në fund ka triumfuar Sergio Busquets, i cili sezonin e kaluar ishte zëvendës kapiten.

Duke qenë një produkt i La Masia dhe filozofisë katalanase (prej vitit 2008 luan me ekipin e parë të Barcelonës) ai do të jetë edhe lideri i ekipit të Koeman, ndërsa zëvendës kapitenë janë zgjedhur  Gerard Pique, Sergio Roberto dhe Jordi Alba.

Barcelona luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të dielën (15 gusht).

Djemtë e Roland Koeman presin Real Sociedad në “Camp Nou”, por lajmi i mirë është se në këtë sfidë mund të hyjnë në stadium 30 mijë tifozë

Related posts

E PAZAKONTË NGA ANGLIA/ Lojtarët dërgojnë topin në rrjetë duke luajtur volejboll, shikoni golin e çuditshëm që arbitri e quajti të rregullt (VIDEO)

Delo.autor

“ALO PAULO, JAM SERGIO RAMOS…”/ Zbulohet biseda mes legjendës së Realit dhe drejtorit teknik të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KAMZËS/ Goli i “Demave” ishte pozicion jashtë loje… (FOTO+VIDEO))

Delo.autor

Leave a Comment