Futboll Sport

SITUATË ALARMANTE PËR IBRËN/ Rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit

Lajme aspak të mira nga Italia, për sa i përket gjendjes së Zllatan Ibrahimoviç. Sulmuesi 39-vjeçar, vijon stërvitjen në palestër, teksa koha e rikthimit me skuadrën po zgjatet më shumë nga sa ishte parashikuar.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, situata duket alarmante, teksa gjasat janë të mëdha që suedezi ta humbasë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Bolonjës, e cila do të luhet më 23 gusht.

Ibra është në periudhë riaftësimi, teksa vjen nga dëmtimi, ndërkohë që është duke u stërvitur në palestër, për të kapur formën optimale.

Mungesa e Ibrahimoviç do të jetë një humbje e madhe për Milanin, pasi kujtojmë që në sezonin që sapo u mbyll, 39-vjeçari ishte një ndër protagonistët kryesor që kontruboi në rikthimin e kuqezinjve në Champions, pas shumë sezonesh mungesë.

Related posts

Drejtori i Juventusit i përgjigjet presidentit të Napolit: Janë kurthe…

Q.Autor

NJË NGA ZBULIMET NË BUNDESLIGË/ Njihuni me lojtarin që trefishoi vlerën pasi u largua nga “Los Blancos”

Delo.autor

TELASHE PËR REJAN/ Konfirmohet mungesa e 6 futbollistëve, në dyshim edhe Strakosha

Delo.autor

Leave a Comment