Futboll La Liga Sport

MESSI U LARGUA NGA “CAMP NOU”/ Barcelona ende vazhdon të shesë fanellat e “Pleshtit”

Lionel Messi nuk ka qenë një lojtar i Barcelonës që nga 30 qershori. Ai u largua zyrtarisht të enjten nga klubi katalonas.

Sot, ylli argjentinas ka arritur në Paris për të nënshkruar me PSG-në, zyrtarizim i cili pritet të bëhet sonte.

Por, përkundër krejt kësaj, fanellat e Messit janë ende në shitje te Barcelona. Orët e fundit, punëtorët në “Camp Nou” kanë larguar të gjitha fotografitë e Messit nga kampanjat promocionale.

Edhe pse tashmë dihet se Messi do të luajë për PSG-në, shumë njerëze po vazhdojnë ta blejnë fanellën e tij të Barcelonës.

Në 778 paraqitjet e tij me ekipin e parë të Barcelonës, Messi shënoi 672 gola dhe dhuroi 305 asiste. /Gazeta Express/

Related posts

Ekzekutimi i himnit, veprimi ” i çuditshëm” i futbollistëve korean

Sadik.Autor

KARMA? Historia e tradhtisë, që ka shokuar botën e futbollit (dhe që përsëritet)

F.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ BEER SHAVËS/ “Heroi” Selmani: Nuk e prisja atë gol, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment