Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E VERËS/ “Efekti Messi” prek edhe Shaqirin, hidhet në sulm klubi francez…

Afrimi i Lionel Mesit te PSG ka kthyer këtë skuadër në një superfuqi të padiskutueshme në futbollin vendas. Por edhe klubet e tjera në Francë duket se e kuptojnë se me shikueshmërinë në rritje që do të ketë Liga 1, mund të përfitojnë edhe ata nëse dhurojnë paraqitje të mira.

Ndaj të gjithë po shohin me kujdes në merkato për përforcime cilësore, që të rritin nivelin e tyre. Ai që tashmë në Francë e quajnë “Efekti Mesi”, mund të prekë edhe Xherdan Shaqirin. Futbollisti është pranë largimit nga Liverpuli ku nuk bën më pjesë në planet e Jurgen Klop dhe kërkon një sistemim të ri.

Skuadra që ka hedhur sytë drejt tij është Olimpik Lion, e cila ka humbur shërbimet e Memfis Depaj në verë dhe kërkon një tjetër lojtar me fantazi për ta aktivizuar në repartin e avancuar. Për momentin Liverpuli kërkon 15 milionë euro për futbollistin, ndërsa të interesuar për shërbimet e tij janë edhe Napoli, Vijareal dhe Sevilja.

Related posts

El CLASSICOS/ Përplasje para sfidës Real Madrid-Barcelona, arrestohen disa tifozë

F.autor

GJIMSHITI NUK KA FAT/ Humb natën Champions për këtë motiv

F.autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Trajneri Shkëmbi kërkon të vijojë një ecuri pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment