Futboll Seria A Sport

AKORDI DYBALA-JUVENTUS/ Agjenti Antun zbarkon në Torino, ditë deçizive për të ardhmen e yllit argjentinas

Menaxheri i Paulo Dibalës, Hoze Antun ka zbarkuar në Torino dhe sot pritet të ketë një takim me drejtuesit e Juventusit.

Në qendër të bisedimeve, kontrata e re e argjentinasit duke qenë se ajo aktuale skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Propozimi i drejtuesve do të përmbajë një akord të ri, fillimisht deri në qershor 2025, me një mundësi për të zgjatur me 12 muaj të tjerë.

Siç tashmë dihet, Dibala kishte kërkuar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, por duket se akordi i ri do të jetë në vlerën e 8 milionë euro si pagë fikse, plus disa bonuse që mund ta rrisin shifrën me një milionë më shumë.

Një rrugë e ndërmjte kjo mes palëve për të shmangur nijsen e sezonit me një lojtar kaq të rëndësishëm në skadencë kontrate, aq më tepër që 27-vjeçari është një nga profilet kryesore mbi të cilët Alegri ka projektuar rikthimin e Juventusit te titulli.

Related posts

“NDOSHTA DO TË ISHIN…”/ Gazeta italiane i kushton artikull Vojvodës dhe shokut të skuadrës me origjinë serbe

Delo.autor

“DO E GODISJA ME ATLETE”/ Ish-lojtari i Manchester City-t tregon prapaskenën: Mancini më shau italisht

Delo.autor

DIEGO GODIN NUK KA DYSHIME/ Krahason Interin me Atleticon e Madrid kur fitoi La Ligën

Delo.autor

Leave a Comment