Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON ARSYEN QË E BINDI TË ZGJEDHË PSG-NË/ Messi: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Lionel Messi ka folur për PSGTV pas konferencës për shtyp të prezantimit.

“Jam shumë i emocionuar, është një ditë speciale dhe është shumë e bukur të shikoj dashurinë e publikut, të shikoj locura-n (çmendurinë) në qytet dhe pres me padurim të filloj”, ka thënë argjentinasi.

– Çfarë mendon për PSG?

“Besoj se klubi është përmirësuar shumë në vitin e fundit, me objektivin për të qenë më i miri në botë. Është shumë i fuqishëm si klub dhe si ekip”.

– Disa lojtarë të skuadrës i njeh personalisht.

“Kam disa miq dhe kjo gjë që ka qenë shumë e rëndësishme për mua, ma ka bërë më të lehtë zgjedhjen”.

– Një fjalë për tifozët?

“Janë dy tri ditë që janë kudo duke më pritur, është mbresëlënëse dhe nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Spektakolare, jam i lumtur që jam këtu”.

Related posts

SAMPDORIA-MILAN/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Defrel

Delo.autor

Mos-regjistrimi i zgjedhjeve nga Gjykata, reagon zyrtarisht FSHF-ja

Sadik.Autor

Gjoka: Uroj të mos humbasim, na pret ndeshje shumë e egër në Vlorë!

Sadik.Autor

Leave a Comment