Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Ia ka vënë sytë Messi, Brazili fton Dani Alves edhe për Botërorin

Sapo është bërë futbollisti me më shumë tituj të fituar në botë, por Dani Alvesh nuk dëshiron të ndalet. Kapiteni i Brazilit që fitoi medaljen e artën në Lojërat Olimpike, çoi në 43 numrin e trofeve të fituar në karrierën e tij, si askush tjetër në futbollin profesionist. Por me sa duket në Brazil mendojnë se ai mund të fitojë edhe të tjerë, edhe atë më të lakmuarin për çdo futbollist, Kupën e Botës.

Trajneri i Brazilit, Tite, e ka ftuar Alvesh në ndeshjet kualifikuese të Katar 2022, duke bërë të qartë se beson se mbrojtësi 38-vjeçar i ka mundësitë të ndihmojë skuadrën edhe në rrugëtimin drejt Kupës së Botës e pse jo, të bëhet protagonist me synimin për të shtuar numrin e trofeve që janë bërë objektiv i emrave më të njohur të futbollit botëror që duan ta arrijnë atë, më i fundit Mesi.

Alvesh do të jetë pikërisht para këtij të fundit në ndeshjet e shtatorit, pasi Brazili luan kundër Kilit (2 shtator), Argjentinës (5 shtator) dhe Perusë (10 shtator).

LISTA

Portierë: Alison (Liverpul), Ederson (Mançester Siti), Ueverton (Palmeiras)

Mbrojtës: Dani Alvesh (San Paolo), Danilo (Juventus), Aleks Sandro (Juventus), Guijerme Aranja (Atletiko Mineiro), Eder Militao (Real Madrid), Lukas Verisimo (Benfika), Markinjos (PSG), Tiago Silva (Çelsi)

Mesfushorë: Kasemiro (Real Madrid), Fabinjo (Liverpul), Fred (Mançester Junajtid), Bruno Gimaraesh (O. Lion), Lukas Pakueta (O. Lion), Klaudinjo (Zenit), Everton Ribeiro (Flamengo)

Sulmues: Mateus Kunja (Herta Berlin), Roberto Firmino (Liverpul), Gabriel Barbosa (Flamengo), Gabriel Zhezus (Mançester Siti), Nejmar (PSG), Riçarlison (Everton), Rafinja (Lids)

Related posts

“MENJËHERË PADRONË”/ Martinez-Osimhen bëjnë ligjin në Serie A. Start perfekt për Inter e Napoli

F.autor

Portugalia është ekipi më popullor në rrjetet sociale

Sadik.Autor

I THEU REKORDIN/ Maradona ka një mesazh special për Dris Mertens (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment