Futboll Sport

ECURIA E MILANIT/ Flet Kalabria: Po rritemi në çdo ndeshje, drejtuesit goditën saktë në merkato

Davide Kalabria ishte kapiteni i Milanit ndaj Panathinaikosit. Ai ka dhënë disa deklarata për rrjetin “Sky” pas miqësores të së shtunës.

NDESHJA – “Jam i kënaqur me paraqitjen time dhe atë të ekipit, ndaj shpresojmë se do të jetë një pikënisje e mirë për të filluar kampionatin. Të tilla ndeshje nevojiten për të gjetur mënyrën më të mirë për t’u shprehur në fushë”.

SULMI – “Zhiru është një lojtar i madh: ai ka fituar shumë në karrierën e tij ndaj duhet vetëm që të gjejmë ritmin e duhur me të në fushë. Olivie është një lojtar i afirmuar, nuk duhet ta prezantoj unë për tifozët. Ishte pikërisht profili që kërkonim. Ka shumë rëndësi që të luajë e të shënojë, teksa presim edhe Ibrën. Të kesh disa sulmues të tillë mund është mirë për çdo skuadër”.

MERKATO – “Mosndryshimi i trajnerit është një aspekt pozitiv sepse ne mund të vazhdojmë punën e bërë në muajt e fundit, me mendësinë dhe lojën që kemi zhvilluar. Klubi ka ecur mirë paraprakisht, pavarësisht se kemi pasur mungesa. Jam i bindur se drejtuesit e dinë çfarë bëjnë e skuadrës nuk ka për t’i munguar asgjë në këtë sezon”.

Related posts

ËSHTË BËRË VIRALE/ Ja dy fëmijët që dikur shoqëronin Juventusin, sot i eliminuan (FOTO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Gjigantët e Championsit ofertë “faraonike” për Dembele, thyejnë rekordin e transferimeve?

Isa.Autor

KUKËSI KËRKON PËRFORCIME/ “Verilindorët” synojnë të marrin në janar mbrojtësin e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment