Futboll Sport

ZYRTARE/ Futbollisti i Realit transferohet te Arsenali për 40 milionë euro

Tashmë është zyrtare. Martin Odegard është përforcimi më i ri në merkato i Arsenalit. Lajmi është konfirmuar nga vetë “topçinjtë”, në faqen zyrtare.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, ndërkohë që mëngjesin e sotëm erdhi dhe zyrtarizimi. Arsenali pagoi plot 40 milionë euro për kartonin e norvegjezit, që sezonin e shkuar u aktivizua si i huazuar te skuadra e Artetës, duke bindur drejtuesit për blerjen përfundimtare të tij.

22-vjeçari prej 6 vitesh ka qenë pjesë e Real Madrid, duke kaluar në disa skuadra si i huazuar. Odegard nuk e siguroi asnjëherë një vend në ekipin e titullarëve te Real, duke detyruar drejtuesit që ta shesin përfundimisht. Norvegjezi ka firmosur deri në vitin 2025 me Arsenalin.

Related posts

SFIDA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Mesfushori Kimmich: Do të kualifikohemi për në gjysmëfinale sepse jemi…

Delo.autor

MORI RONALDON NGA DUART E IRINA SHARK? Modelja e “skandaleve” çmend fansat me postimet nudo (FOTOT)

F.autor

Valon Berisha i shënon gol Dortmundit midis Gjermanisë

Q.Autor

Leave a Comment