Futboll Kategoria Superiore Sport

“KËRCËNON” RIVALËT E SUPERIORES/ Sulmuesi Ngo: Jemi skuadër shumë e fortë…

Majkëll Ngo ka pranuar në fund të ndeshjes se ende nuk është gati 100 për qind. Sulmuesi i bardhebluve u shpreh se shumë shpejt do të jetë ai i mëparshmi.

“Skuadra është shumë e mirë. Shoh një grup të mirë që mund të bëjë gjëra të mëdha. Jam i lumtur që jam këtu. Mua më duhet edhe pak kohë, por them se jemi një skuadër shumë e fortë”, tha shkurtimisht Ngo për “Panorama Sport”.

Sulmuesi që sezonin e fundit shënoi më shumë se 13 gola dhe dha dhjetëra asiste, ka një muaj që është pjesë e Tiranës. Ngo u kthye te bardheblutë një vit pasi fitoi titullin me Tiranën.

Anglezi pritet të jetë gati në fillim të shtatorit kur Tirana luan ndeshjen e parë zyrtare me Skënderbeun në javën e parë të kampionatit.

Related posts

Ajaxi është në bisedime me Romën për dy mesfushorët Ziyech dhe Kluivert

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Faza e 1/8-ve, shorti të hënën në mesditë. Ja rregullorja për turin e radhës…

Delo.autor

E ardhmja në dilemë/ Dy yjet e Premier Leagues presin telefonatën e Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment