Futboll Sport

“GRABITJA FILLOI”/ Motra e CR7 “shpërthen” pas golit të anuluar nga VAR-i në sfidën ndaj Udineses (FOTO)

Reagimi i motrës së Kristiano Ronaldos, pas golit që iu anulua yllit portugez nga VAR-i në sfidën ndaj Udinezes, u bë menjëherë viral në media dhe jo vetëm.

Elma Dos Santos Aveiro, shpërtheu përmjet një postimi në “Inststory”, duke dalë kundër vendimit të sistemit VAR, për anulimin e golit në minutën e 94-t të sfidës.

Motra e Ronaldos postoi një foto nga momenti, i pozicionit nga shënoi CR7, duke shkruar: “Po të kishe shpatullën time, do të ishe brenda. Ju duhet të zëvendësoni  vijat e trasha me të mesme. Grabitja filloi”.

Ronaldo u ndëshkua nga gjyqtari për heqjen e fanellës gjatë festimit të tij, me Juventusin që u largua me një barazim zhgënjyes nga stadium i Udines.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Juventus ofroi 100 milionë euro plus Dybala për yllin…

Delo.autor

RËNIA E PORTIERIT NGA KATI I GJASHTË/ Klubi i Partizanit del me njoftim zyrtar: Ja gjendja e Teqjes…

Delo.autor

KATAR 2022/ Anglia mopsht Kombëtaren falë dyshes Kane-Mount në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment