Futboll Seria A Sport

GODITJA E FUNDIT E MILAN-IT MBËRRIN NË ITALI/ Maldini: Ja motivi pse e morëm (VIDEO)

“Jam i lumtur, mezi pres të filloj këtë aventurë”.

Fjalët e blerjes së fundit të Milanit, Pietro Pellegri, janë të pakta por jashtëzakonisht të qarta, gati për të filluar aventurën e tij të re me fanellën kuqezi.

Sulmuesi i lindur në vitin 2001, i cili mbërriti në Milano sonte, do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore me klubin nesër (ai mbërrin nga Monaco në huazim me të drejtën e blerjes e cila bëhet një detyrim në kushte të caktuara).

“Nuk është sekret që Ibrahimovic është 40 vjeç dhe Giroud është 35. Ne jemi një nga skuadrat më të reja në ligë dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë edhe këtë sezon. Ne gjithashtu duhet të shikojmë nga e ardhmja”, e komentoi Maldinin goditjen e fundit kuqezi.

Related posts

SFIDA NDAJ “DURRSAKËVE” NË “AIR ALBANIA”/ Trajneri Egbo: Ja si çahet Teuta

Delo.autor

PROTAGONIST NË KAMPIONATIN BELG/ Sindrit Guri shënon në miqësoren e Ostendes

Delo.autor

CHAMPIONS/ Liverpool-it i mjafton një autogol, Atalanta merr kreun me “POKER”

Delo.autor

Leave a Comment