Futboll Seria A Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Roma siguron fazën e grupeve me përmbysje, Zanilo zhbllokohet pas një viti

Roma e ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 sfidën e kthimit kundër Trabzonspor, e vlefshme për një vend në fazën me grupe të kompeticionit të ri europian Conference League.

Pas fitores 2-1 të marrë në Turqi, skuadra e Jose Mourinho-s nuk ka patur probleme për të siguruar kualifikimin në Olimpico.

Cristante ka zhbllokuar ndeshjen me një predhë në minutën e 20-të, ndërsa Zaniolo ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 65-ën. Ylli italian nuk shënonte që nga 22 korriku i kaluar kundër SPAL.

Goli i tretë i verdhekuqve është shënuar nga El Shaarawy në minutën e 84-t.

Related posts

NDESHJE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht Vllazninë falë dyshes Taipi-Ndreca dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

Dortmundi ua rrëmben nga duart mbrojtësin zviceran Man Unitedit dhe Liverpoolit

Q.Autor

E “FLAKU” NË STOL/ De Boer e këshillon, Gabigol ironizon me ish trajnerin

Isa.Autor

Leave a Comment