Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E BUJSHME TEK PSG/ Largohet Mbappe por afrohet Halaand për të luajtur me Messin

Katër vite më parë, kur PSG bleu njëkohësisht Kilian Mbape dhe Nejmar, të gjithë menduan se parisienët kishin bërë lëvizjet më të pabesueshme që vështirë se mund të konkurroheshin nga klube të tjera. Këtë vit, klubi parisien është gati të lërë të largohet Mbape, pasi po bën gati një tjetër lëvizje për të afruar një yll që t’u bashkohet emrave si Mesi, Ramos, Hakimi, Donaruma e Vajnaldum që ka afruar në verë.

Sipas “The Telegraph”, klubi francez do të pranojë ofertën e Real Madrid për Mbape dhe me paratë e siguruara nga transferimi i francezit në Spanjë, do të hidhet në sulm për të nënshkruar me një tjetër sulmues të jashtëzakonshëm, Erling Haland.

Për lojtarin norvegjez që dukej i destinuar të qëndronte te Borusia Dortmund, të ishte në një treshe sulmi me Mesi e Nejmar do të përfaqësonte mundësinë perfektë për të nxjerrë në pah edhe më shumë aftësitë e tij. Ndaj të gjithë po presin me kërshëri të shohin se si do të vijojë situata në ditët e fundit të merkatos që ka qenë më e nxehtë se kurrë në këtë periudhë të vitit.

Related posts

Zidane me dhimbje ‘koke’, përveç Marcelos. Dëmtohet një tjetër lojtar kryesor

Q.Autor

ALARMI TEK JUVENTUSI/ 3 titullarë përfundojnë në spital, mungojnë në sfidën e radhës

Delo.autor

INTER-LAZIO/ Bastoni mposht portierin Strakosha me një goditje të fuqishme nga ditstanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment