Futboll Sport

FRIKË NGA LARGIMET/ Klubi i Kategorisë së Parë në kaos prej krizës financiare

Shkumbini nuk gjen rehat. U duk sikur i dhanë shkelm krizës pas largimit të presidentit Alesandro Borrela dhe trajnerit Lorenc Pashja, por nuk paska qenë e thënë.

Peqinasve u ikën edhe Artan Bano, i cili rezistoi vetëm 25 ditë në krye të pankinës. Tekniku e mori detyrën më 2 gusht, por prej ditës së djeshme shpalli “divorcin”. Vetë lushnjari nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me këtë largim të papritur, ndërsa në klub bëjnë me dije se dorëheqja erdhi për arsye personale.

E megjithatë, gazeta mëson se vendimi erdhi prej mungesës së garancisë financiare. Në mungesë të parave, nuk ka mundur që të bëjë dot merkaton për të përballuar sezonin dhe ka vendosur që ta mbyllë pa e nisur mirë rrugëtimin me bardhekaltrit. E gjithë kjo situatë shton frikën e një eksodi. Duke mos pasur siguri për paratë, nuk përjashtohet mundësia që largimet e radhës të jenë mes futbollistëve.

Related posts

STARTI ZHGËNJYES I KAMPIONATIT/ Klubi i Serisë A mendon për trajner të ri. Në pole Sarri dhe Spaleti

Delo.autor

Radja Nainggolan merr ofertën e çmendur nga Kina, pritet të largohet

Q.Autor

STËRVITJA E PARË PAS OPERACIONIT/ 20 mijë tifozë përlotin legjendën Maradona (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment