Bundesliga Futboll Sport

Borussia Dortmund bën pazar në Angli, do një tjetër yll të Chelsea-t

Borussia Dortmund pasi afroi në janar Michy Batshuayi-n, përsëri në verë mund të joshë një tjetër yll të Chelsea-t. Sipas raportit të “Daily Mail”, Borussia Dortmund është interesuar zyrtarisht për Tiemoue Bakayoko. Mesfushori me tipare mbrojtësi u transferua nga Monako te “Blutë e Londrës” për shumën e 40 milionë eurove, por nuk arriti që të justifikonte këtë shifër.

Sipas informacioneve të raportuara nga sajti gjerman “Sport1”, Borussia ka punuar prej muajsh për të pasur 23-vjeçarin në përbërje të vet, por Chelsea në krahun tjetër dëshiron 60 milionë euro si shkëmbim. Por, ky transferim mund të kryhet në verë vetëm në rastin se Bakayoko do të jepet nën vlerën e tregut. Megjithatë, nuk ka gjasa që të ketë ndryshime.

Ndërkohë, nuk ka një vendim të ri për të ardhmen e Batshuayi-t, i cili është dhënë në huazim me të drejtë blerjeje nga Chelsea për shumën e 40 milionë eurove. Këtë tarifë Borussia mund ta paguajë vetëm në një rast të jashtëzakonshëm. Belgu 24-vjeçar ka gjetur shtatë herë rrjetën në dhjetë përballjet e luajtura në Bundesliga 1, por që ishte i pafat për të mbyllur sezonin, pasi dëmtoi ligamentet e këmbës.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ “ZIKALTËRVE”/ Ylli i Tottenham shpërfill: Rezultati pak rëndësi ka, duhet të…

Delo.autor

NGRITJA NIS NGA RRJETET SOCIALE/ CR7, Bonucci, De Ligt dhe Dybala: Së bashku, mundemi! (FOTO)

Delo.autor

Interi ka një tjetër finale para, Lazio mund ta dënojë më shumë se Milan

Q.Autor

Leave a Comment