Futboll Sport

Manchester City SHKATËRRON Arsenalin, kartoni i KUQ i Xhakës i kushton shumë topçinjve

Rëndohet situata e Arsenalit në Premier League. Pas dy humbjeve të para, sërish topçinjtë janë dorëzuar e kësaj radhe përballë kampionëve të Man. City.

Skuadra e Guardiolës nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren duke mposhtur rivalët nga Londra me rezultatin 5-0.

Që në minutën e 7’ me Gungogan dhe në 12 me Ferran Torres, “Citizens” likujduan Arsenalin ku më pas edhe një karton i kuq nga Granit Xhaka për një ndërhyrje të rëndë ja bëri shëtitje fitoren vendasve.

Në 43’ ishte Gabriel Jesus që trefishoi e në pjesën e dytë shënuan edhe Rodrigo në 53’ dhe Torres sërish në 84’.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Man. City pas asaj humbjeje në ndeshjen e parë ndërsa Arsenali ka tre humbje dhe Arteta duket i sinjalizuar…

Related posts

UEFA AKTIVIZON “PLANIN INSTABUL”/ Finalja e Champions League do të luhet në “stadiumin fantazmë”

Delo.autor

E çuditshme, televizioni iranian censuron logon e Romës

Sadik.Autor

Zbulohet klauzola e lirimit të Martinez tek Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment