Futboll Premier League Sport

“RONALDO ËSHTË KËTU”/ Tifozët e “Djajve të Kuq” ngrenë pankartën e CR7 në ndeshjen kundër Wolves (VIDEO)

Cristiano Ronaldo akoma nuk ka debutuar për Manchester Unitedin, mirëpo tifozët e kanë bërë të qartë se e kanë pritur krahëhapur rikthimin e tij.

Superylli portugez bëri një transferim sensacional këtë verë duke vendosur të largohet nga Juventusi dhe u kthye në Old Trafford.

Megjithatë, tifozët duhet të presin për debutimin e 36-vjeçarit pas ndeshjeve të përfaqësueseve.

Ndërkaq, në ndeshjen e parë të Djajve të Kuq pas transferimit të Ronaldos (kundër Wolverhampton Wandereres), mbështetësit e Unitedit ia kanë bërë të qartë mikpritjen CR7.

Në Molineux Stadium ku është zhvilluar takimi ndërmjet Wolves dhe United është ngritur pankarta me figurën e Cristiano Ronaldos. /Telegrafi

Related posts

SHPRESË NË AUSTRALI/ Pas tymit të zjarreve rikthehet shiu dhe… tenisi

Delo.autor

SUPERKUPA E ANGLISË/ Çahet barriera e Arsenal, Minamino rihap sfidën mes protestave (VIDEO)

Delo.autor

SUPERIORE/ Flamurtari triumfon ndaj “Ujqërve të Dëborës”, Oto Xhon “djeg” korçarët

Delo.autor

Leave a Comment