Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Nis grumbullimi në Varshavë, “kuqezinjtë” kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Rejas (VIDEO)

Përfaqësuesja shqiptar e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në Varshavë, ku Shqipëria është grumbulluar për të përgatitur ndeshjen e të enjtes ndaj Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Meqë koha për të përgatitur këtë sfidë është e shkurtër, FSHF ka vendosur që Shqipëria të grumbullohet në Varshavë që në ditën e parë, në mënyrë që ekipi të ambientohej sa më shpejt. Kështu, afrimi i lojtarëve ka nisur që të premten në darkë dhe të shtunën, duke bërë që Reja të kishte që sot në dispozicion disa futbollistë të cilët kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore .

FSHF bëri të ditur se ekipi ka kryer një seancë stërvitore në stadiumin e “Aktywna Warszawa”, ku futbollistët kuqezi do të vazhdojnë përgatitjet e tyre dhe në ditët në vijim. Programi i përfaqësueses vazhdon të hënën, me dy seanca stërvitore, ndërsa Reja pret të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion në atë të pasdites.

Related posts

MAKTHI RUS/ Ish-lojtari i Barçës tregon aventurën drithëruese në Kazan: Po SHKALLOJA…

Isa.Autor

PRANË “DIVORCIT”/ Lideri i mesfushës së Milanit akord me Totenhemin

Delo.autor

“AI ISHTE MË I MIRI NË BOTË”/ Mourinho thur elozhe: Eto’o duhet ta fitonte…

Delo.autor

Leave a Comment