Futboll Ligue 1 Sport

PRITJES SË GJATË I ERDHI FUNDI/ Pas zëvendësimit me Neymar, Messi debuton për PSG-në

Lionel Messi më në fund ka debutuar për Paris Saint-Germainin, pasi u fut në lojë nga stoli në takimin kundër Stade de Reims në Ligue 1.

Pritjes së gjatë për debutimin e Messit në fanellën e PSG-së i erdhi fundi të dielën në mbrëmje.

Superylli argjentinas u fut në lojë në minutën e 65-të në vend të Neymarit, në takimin që po zhvillohet në Reims.

Messi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në fillim të gushtit dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër.

Messi u largua nga Barcelona, klubin e vetëm për të cilin kishte luajtur gjatë gjithë karrierës, pasi katalonasit nuk ishin në gjendje t’i ofronin kontratë të re atij si pasojë e rregullave financiare të La Ligës. /Gazeta Express/

Related posts

NIS ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ De Laurentiis hap portofolin, lumturon Gattuson me 2 lojtarë

Delo.autor

Përshëndetja e fundit për Astorin, sot kryhen homazhet. Firence në zi

Q.Autor

DERBI I MADONINËS/ Trajneri Pioli përgatit “armatën” kundër Inter. Ja cilët lojtarë thërret në grumbullim…

Delo.autor

Leave a Comment