Futboll Sport

“NUK KA PROBLEME MES PALËSH”/ Legjenda brazilian i sigurt: “Pleshti” do ta mirëpresë Griezmann…

Transferimi i Grizman te Barcelona, ka sjellë polemika në lidhje me dëshirën e Mesit për të mos e pasur në skuadër. Mediat spanjolle raportonin se argjentinasi nuk e donte në ekip, megjithatë klubi katalanas nënshkroi me të edhe pse me jo pak probleme.

Tashmë, kur kanë kaluar disa javë nga transferimi, sulmuesi argjentinas ende nuk ka kontaktuar me futbollistin francez. Legjenda braziliane, Rivaldo e ka cilësuar diçka normale këtë, duke qenë i bindur se nuk ka asnjë problem mes palëve dhe se Mesi do ta mirëpresë Grizmanin.

“Kur të vijë koha e duhur, Mesi do ta mirëpresë Grizmanin. Është normale për të që nuk e ka kontaktuar ose t’i ketë shkruar akoma, megjithëse është kapiten. Ai është me pushime dhe i ka dhënë prioritet kësaj pjese duke e shkëputur veten plotësisht nga futbolli këto kohë. Kur të rikthehet nga pushimet, do të bëhet njeri normal, i qetë dhe i përulur. Nuk ka asnjë problem mes tij dhe Grizman”, u shpreh Rivaldo.

Related posts

“LIDHJE E PËRJETSHME ME ZIKALTËRIT”/ Rrëfehet Morati: Shesim emocione, ja kush më bëri të blija Interin

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pogba largohet nga Manchester United në merkaton e janarit

Delo.autor

TOPI I ARTË 2025/ Bekim Balaj fiton trofeun “Këpuca e Artë 2025” falë 19 golave të shënuar me Vllazninë

F.autor

Leave a Comment