Futboll Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ish-sulmuesi i Interit përfundon në ligën e dytë angleze, ja emri…

Ish-sulmuesi i Interit, Jan Karamoh do të largohet nga Parma këtë fund meraktoje për tu transferuar drejt Shefild Junajtid në Ligën e dytë angleze.

23-vjeçari u transferua në vitin 2017 te Interi nga skuadra e Kanës, por nuk mundi të fitojë dot formacionin ku në 17 ndeshje shënoi vetëm një gol. Një vit më pas zikaltrit e dërguan në huazim drejt Bordos në Francë, ndërsa në sezonin 2019/2020 Karamoh luajti për Parmën.

Emilianët u bindën nga paraqitjet e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë duke e blerë përfundimisht nga Interi, por Parma ka vendosur ta huazojë në Ligën e dytë angleze. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi teksa të gjitha detajet e marrëveshjes janë drejt fundit.

Related posts

SHUMË LOJTARË DO TË LARGOHEN NË VERË/ Ndryshime të mëdha te Barcelona

F.autor

PO SHKËLQEN/ Portieri SHQIPTAR mes 33 lojtarëve “të paprekshëm” në Seria A

Isa.Autor

“E PABESUESHME POR E VËRTETË”/ “Ligji” mposht Ronaldon, kjo është humbje e rëndë për portugezin

Delo.autor

Leave a Comment