Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Dukej se nuk do të ndodhte për shkak të rregullave të Ligës Premier, mirëpo tashmë është e qartë se Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin ikonik 7 te Manchester Unitedi.

Ky numër i ka takuar së fundmi Edison Cavanit, mirëpo është arritur marrëveshja që 36-vjeçari ta bartë atë numër.

Duke qenë se numrat veçmë janë dërguar, kjo duhet të ratifikohet nga Liga Premier, porse ka pasur raste në të kaluarën kur lojtarët i kanë shkëmbyer numrat para mbylljes së afatit kalimtar.

Në ndërkohë, Liga Premier e ka listuar Ronaldon si numrin 7 në faqen e tyre zyrtare.

Cavani do ta bartë fanellën me numrin 21 pas largimit të Dan James drejt Leeds Unitedit. /Telegrafi

Related posts

STUDIMI/ Ylli i NBA-së me numrin më të madh të mesazheve fyese në “Twitter”, në listë dhe Ronaldo. Ja renditja…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Parma në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

DËSHIROJNË MBIJETESËN/ Bylis nuk është më si më parë. Dovedan do një sforco të… fundit

Delo.autor

Leave a Comment