Futboll Sport

TIRANA RIKTHEHET NË MERKATO/ Zbardhet takimi i Shehit me Presidentin Halilin, duhet me urgjencë…

Te Tirana, me sa kuptohet, i kthehen edhe një herë merkatos. Burime në klub kanë bërë me dije se dje presidenti Refik Halili dhe trajneri Orges Shehi janë takuar. Qëllimi ka qenë i qartë: nëse do të ketë merkato sërish dhe çfarë do të bëhet me disa nga lojtarët që skuadra ka në grup, por që nuk kanë mundësi të luajnë.

Mësohet se në takimin Halili-Shehi, ky i fundit i ka kërkuar një mesfushor qendre me tipare si të Çelhakës. Nuk dihet nëse Halili do të marrë vendimin për të afruar një lojtar qendre. Në sfidën e fundit, u pa vështirësia që Tirana ka me shkatërruesin. Mësohet se po shihen disa mundësi, ndërsa deri më 5 shtator mund të ketë ndonjë vendim përfundimtar.

TË RINJTË – Nga ana tjetër, bardheblutë duhet të ndajnë mendjen se çfarë do të bëjnë me të rinjtë që kanë në ekip. Stafa, Musaj, Beshiraj, Kuka, Gjumsi dhe shumë të tjerë kanë dy mundësi: Të presin stolin dhe mundësinë e disa minutave apo të shkojnë të luajnë me një ekip tjetër. Halili dhe Shehi kanë diskutuar për këtë situatë shumë gjatë dhe në ditët në vazhdim do të merren vendime për ekipin dhe lojtarët që skuadra do të ketë në organikë. Tiranës, ditë më parë, iu largua Jurgen Çelhaka. Lojtari ka lënë një gropë në mesfushë. Këtë e pranoi edhe vetë Orges Shehi.

Kujtojmë që mesfushori i bardhebluve ishte nga vendimtarët në titullin e para dy viteve. Tani, mungesa e tij është problem më vete. Për t’u shënuar është se Tirana ka luajtur 9 miqësore deri tani. Bardheblutë kanë barazuar me Egnatian, Erzenin, Bylisin, si dhe kanë fituar me Dinamon, Pogradecin, Maliqin, Skënderbeun, Vllazninë dhe Burrelin. Skuadra nuk e njeh humbjen në testet e verës, por loja në sfidën e fundit ka lënë për të dëshiruar.

Related posts

RUSI 2018/ VAR-i “shtron” në spital iranianin

Sadik.Autor

“CIES” PUBLIKON LISTËN/ Renditja e klubeve që kanë kushtuar më shumë, dy skuadra dominojnë

Delo.autor

SHKËLQEU NDAJ KUKËSIT/ Mesfushori Bardhi: Çdo ndeshje është e vështirë. Shpresoj të shënoj sërish, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment