Futboll Sport

NGA MINGO TEK COUTINHO/ Ja futbollistët e Barcelonës që uruan Manajn për transferimin tek Spezia (FOTO)

Pas një vere të gjatë mes tratativash dhe dilemash të shumta për të ardhmen, telenovelës “Rei Manaj”, i ka ardhur fundi, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua te skuadra e Specias në Serinë A.

24-vjeçar është transferuar në formën e huazimit për shumën e 300 mijë eurove, ndërsa Specia do të ushtrojë të drejtën e blerjes pas 1 viti për shumën e 2.7 milionë eurove.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Manaj i shprehu mirënjohje klubit katalanas, duke deklaruar se Barcelona do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Të shumta ishin miqtë dhe fansat që i uruan suksese në aventurën e re sulmuesit shqiptar, teksa spikasin urimet e futbollistëve të Barcelonës, Filip Kutinjo, Neto Murara, Santiramos Mingo, Ranald Aruajo, Konard De La Fuente, etj. “Paç fat vëlla”, ishte komenti i Kutinjos. Ndërkohë që Neto shkruan: “Paç fat fenomeno.

Related posts

SULMUESIT MË “VRASTAR”/ Njihuni me 10 finalizuesit më të mirë në Premier, listën e kryeson emri surprizë

Delo.autor

OZIL GATI TË LARGOHET NGA ARSENALI/ Mesfushori arrin akordin me klubin e njohur

Delo.autor

SKEMA DHE ALLEGRI BEZDISIN YJET/ Chiesa e Vlahovic me “valixhe në duar”

F.autor

Leave a Comment