Futboll Sport

GRUMBULLIMI PËR HERË TË PARË ME FRANCËN/ Hernandez preznatohet në kombëtare duke kënduar “La Bamba” (VIDEO)

Mbrojtësi i Milanit, Teo Hernandez është grumbulluar për herë të parë në kombëtaren e Francës, teksa do të jetë i gatshëm të ndihmojë transalpinët në sfidat e tyre të muajit shtator, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

23-vjeçari i cili po kalon një moment të mirë me fanellën e Milanit, ka përjetuar ritualin e çdo futbollisti i cili vjen për herë të parë në skuadër ku i cili duhet të këndojë një këngë përpara të gjithë shokëve të skuadrës.

Ylli i kuqezinjve këndoi këngën e famshme të Los Lobos me titullin “La Bamba”.

Një moment humoristik ky për francezin i cili pret që pas Milanit të shkëlqejë edhe me fanellën e kampionëve të Botës në fuqi.

Related posts

MOMENTE TË VËSHTIRA PËR METHASANI-N/ Gazetari sportiv kalon me sukses një operacion të komplikuar

Delo.autor

ARRESTIMI I YLLIT SOLOMON/ Njihuni me të dashurën shqiptare që u dhunua nga ish-sulmuesi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018″/ Interesi kombëtar del mbi atë personal te Gjermania

Sadik.Autor

Leave a Comment