Futboll Sport

SFIDA MIQËSORE NDAJ GREQISË/ Zvicra jep lajmin e keq, Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në miqësoren kundër Greqisë që zhvillohet sot (e mërkurë).

Federata e Futbollit të Zvicrës njoftoi për lajmin pak para miqësores kundër Greqisë që zhvillohet në Bazel.

“Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni i “Nati”rezultoi pozitiv për Covid”.

“Xhaka u diagnostikua me simptoma në mëngjesin e sotëm, ku u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, testi i mëvonshëm PCR, i kryer për të qenë të sigurt, prodhoi një rezultat pozitiv në mbrëmje”, thuhet në mbrëmje.

Xhaka nuk kishte kontakt me shokët e tij të skuadrës gjatë gjithë ditës.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Brdariç: Kishim raste për të shënuar, ju tregoj objektivin e Vllaznisë

Delo.autor

Mësohet kundërshtari i radhës i Kosovës

Sadik.Autor

REVOLUCIONI NË FORMULA 1/ Një minigarë për të përcaktuar “pole” ditën e shtunë, ja ideja

Delo.autor

Leave a Comment